Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Thirrja e Flutura Açkës: Thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë fatale nëse nuk nis shpejt një lëvizje e re

18:50 / May 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MERITA FLUTURA ACKA 3 SHKURT 2023 PJ2 0001 frame 6607
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se nëse nuk nis shpejt një lëvizje e re opozitare atëherë do të ketë një thyerje të demokracisë shqiptare.

“Fitimtarë pa moral, të mundur pa turp. Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime. E pra: tri ditë pas zgjedhjeve!!!! Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër. Nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare, jopolitike por mirëfilli politike, thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë falale. Këta fitimtarë e këta humbësa janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar. Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti. Fitimtarët dhe humbësat ishin bashkë në betejë, janë bashkë edhe në fitore. Arsyeja pse nuk ka asnjë grimë reflektim. Sepse njërit po t’i shkasë këmba, trondit bashkësinë. Na duhet t’ua shpjegojmë këtë shqiptarëve. Po ua shpjegoj bashkë me keqardhjen e thellë. Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm. Çdo mbërtheckë tjetër e nivelit liliput, vetëm shtrëngon vidat e këtyre, vetëm grasaton mekanizmin e ndryshkur politik që këta i sajuan demokracisë shqiptare, e cila sot ngjan si një pajisje që bën zhurmë tek ecën nga zhvidhosja.”

Flutura Açka Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.