Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja në Kavajë, viktima po pinte kafe me të atin kur u qëllua me plumb në kokë

20:53 / May 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një plumb në kokë i ka marrë jetën Arjan Gosës pasditen e sotme në Kavajë.

Mësohet se Gosa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal pranë shkollës “24 Maji”, kur një person i është afruar duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, autori, ende i paidentifikuar ka ikur në këmbë pasi ka qëlluar ndaj Gosës.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi në mars të këtij viti, Arjan Gosës iu vra i vëllai, për shkak të një konflikti banal. Dy persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe Edmon Gosa.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.