Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gushollit, mjete këto që ai ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij, R. Baxhaja.
Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës, ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 Prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta.
“Ora News” zbulon dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku po ndiqet penalisht Geraldi Gusholli për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërsa nën hetim për moskallëzim krimi janë dhe katër shokët e Gushollit, shtetasit Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari.
Sipas dosjes hetimore dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdicën, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjëndjen e shkaktuar, ka transportuar R. Baxhaja, në drejtim të një klinike private.
Në kuadër të hetimeve është pyetur Amarilda Berdica, mota e Gerald Gusholli e cila ka deklaruar se i vëllai dhe viktima jetojnë në shtëpinë e nënës së saj tek rruga “Frosina Plaku”.
Përgjatë kohëve të fundit ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për vizita mjekësore, dhe nga ana e vëllait të saj është shmangur takimi. Me R, e cila është kthyer nga gjermania përpara 10 ditësh është takuar në 3 prill 2023 dhe kanë pasur marrëdhënie të mira.
Nga ana e Geraldit nuk është ushtruar më parë dhunë ndaj bashkëjetueses, por kohët e fundit i vëllai ka qenë i ngarkuar emocionalisht.
