Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Makina me Leasing për Subjeketet e Ligjit Antimafia, Raiffasen Bank humb gjyqin me SPAK. Vendimi i Kolegjit Penal: Sekuestrot të ligjshme

10:08 / May 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Nivelit të dytë Raiffeisen Bank, nëpërmjet departamentit Raiffeisen Leasing SHA ka kërkuar që Gjykata e Lartë të heqë sekuestron për dy automjete luksoze në pronësi të bankës të cilat ajo i kishte dhënë me qira (leasing).

Në vendimin e atashuar në këtë shkrim, shihet se Kolegji Penal ka argumentuar se si SPAK ashtu edhe Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm kanë vepruar drejt duke sekuestruar pasuritë e të afërmve të Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) pasi edhe qiratë e paguara janë me burime ende të pajustifikaura.

Ndërkohë Raiffeisen Bank ka pretenduar të hiqet sekuestro pasi pronare e mjeteve është ajo dhe jo personat subjket të ligjit antimafia.

Në argumentimin pika 18 dhe 19 të këtij vendimi thuhet

“18. Kolegji vëren se gjykatat e faktit, bazuar në ligjin parandalues, kanë argumentuar se shtetasi Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe personat e lidhur me të (në rastin konkret, bashkëshortja dhe e bija, zotëruese të pasurisë së pretenduar nga kërkuesi) janë subjekte të këtij ligji. Gjykatat e faktit kanë vlerësuar se, nga të dhënat e disponuara në fashikullin e këtij hetimi pasuror, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova mbi ligjshmërinë e burimit të pasurisë së këtyre subjekteve të ligjit parandalues, ndër të cilat edhe të pasurive objekt të këtij gjykimi si: Autovetura e tipit “Mercedes-Benz”, modeli G 63 AMG, me numër shasie WDB4632761X327336 dhe autoveturë e tipit “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 D4MATIC Coupe, me numër shasie WIN1673231A160131, në pronësi të Raiffeisen Leasing SHA, për të cilat, siç është bërë me dije nga organi i prokurorisë gjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, po kryhen ende verifikimet e nevojshme, pra çështja ndodhet ende në fazën e hetimit pasuror. Për më tepër, që nga përmbajtja e kontratave të qirasë financiare, të administruara me cilësinë e provës, rezulton se nga ana e qiramarrësve Anton Gjinaj dhe Radusha Gjini janë paguar shuma të konsiderueshme monetare, si paradhënie për çmimin përfundimtar të blerjes së mjeteve objekt kontrate, përkatësisht 45.000 dhe 29.100 euro, burimi i ligjshëm i sigurimit të të cilave, është ende në fazë verifikimi.

  1. Masa e sekuestrimit të pasurive është një masë parandaluese, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i pasurive/të ardhurave nga subjektet e ligjit parandalues. Të dhënat e dokumentuara nga prokuroria në kuadër të këtij procedimi pasuror kanë qenë të mjaftueshme për të justifikuar vënien e masës parandaluese të karakterit pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme/luajtshme objekt në gjykim, për të shmangur rrezikun e tjetërsimit apo të marrjes së kësaj pasurie nga persona të tjerë/të tretë (element i parashikuar nga neni 11 shkronja ‘a’ të ligjit parandalues dhe i argumentuar nga gjykatat e faktit). Ligji parandalues i ka njohur të drejtën subjektit dhe/apo personit të lidhur që të provojnë të kundërtën, pra ligjshmërinë e të ardhurave dhe të pasurive të tij, fakt që do të jetë objekt i shqyrtimit të kësaj çështjeje në rast se do të konkludohet nga organi i akuzës se ka vend për konfiskimin e saj. Në këtë vështrim, Kolegj thekson se hetimi pasuror është në vijim e sipër dhe tashmë, i takon subjekteve të këtij ligji, apo palëve të prekura nga vendimi i sekuestros së pasurisë, të provojnë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive të tyre, apo të drejtat pasurore mbi psuritë e sekuestruara, duke paraqitur para prokurorit të çështjes të gjitha aktet/dokumentet/provat që ato disponojnë.
Vendimi-Raiffeisen-Bank-SPAK-GJLDownload

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.