Në videon e cila u shpërnda gjerësisht, Erdogan refuzoi të pinte ujë nga truproja e tij dhe ia ktheu atë dhe më pas ia mori nga duart djalit të tij, Bilal Erdogan.
Nuk u kuptua pse presidenti i Turqisë fillimisht refuzoi të pinte ujë, ndërsa mediat lokale thanë se çështja lidhej me një “masë sigurie” dhe disa aktivistë treguan se kjo ishte nga frika se mos i ndodhte diçka e keqe.
Raportet e mediave lokale treguan se ajo është marrë gjatë pjesëmarrjes së Erdoganit në një aktivitet politik në provincën Hatay, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.