Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në Kavaja/ Dëshmia e babait të viktimës: Menduam se historia u mbyll më 29 mars

14:15 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1E63D688 C944 47B8 8B0A 6FEF57BE32A8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i Arian Gosës që u vra me një plumb në kokë në Kavajë, ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Autori i ekzekutimit, Habib Rexha ndodhet ende në arrati. I moshuari ka dhënë një dëshmi të shkurt para grupit hetimor, duke theksuar se kishin menduar se historia e 29 marsit ishte mbyllur.

Ai është shprehur gjithashtu, se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyllur duke qenë se kishin dy viktima.

Me tej ka shtuar se e ka parë autorin që ka ardhur në drejtim të djalit të tij, ka ngjitur shkallët dhe e ka qëlluar në ballë dhe më pas ka ikur me vrap, shkruan panorama. Thuajse të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe babai i Habib Rexhes, i cili është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të planit të thurur nga djali i tij dhe se nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë për atentatin, pasi kishte vendosur që ngjarjen t’ia linin në dorë drejtësisë.

Nga dëshmitë e marra, grupi hetimor nuk ka marrë informacion ndihmues për të gjetur vendin ku fshihet autori.

Dyshohet Habib Rexha ka shkuar i pa maskuar në vendin e ngjarjes pasi ka dashur te jap një mesazh hakmarrës. Nga vendi i ngjarjes, ai është larguar i armatosur me armën e llojit pistoletë, të cilën dyshohet se ka ende me vete. I riu me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kavajë dyshohet se mund të ketë shkuar në vendlindje ku edhe fshihet. Për arrestimin e tij, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me sende të forta në drejtim të policisë, 6 efektivë të plagosur

12:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.