Dramat post-Big Brother vazhdojnë. Nita Latifi dhe Bledi Mane, ndryshe nga qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, nuk kanë raportin më të mirë jashtë saj, përkundrazi kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrit.
Në një intervistë për “Prive”, e pyetur se çfarë i kishte bërë përshtypje pasi doli nga shtëpia, këngëtarja foli për Bledin. “Jam habitur pak prej Bledit dhe deklaratave të tij që i ka thënë kur ka dalë jashtë. Kanë qenë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favorin e tij”.
Në vijim, këngëtarja la të nënkuptuar se e kishte fjalën për deklaratat e Bledit ku bënte shaka se Nitën e kishte nuse. “E kishte marrë shumë seriozisht,” tha ajo.
Nga ana tjetër, Bledi Mane reagoi në Instagram. “Ditën e dytë, pasi hyra në ‘Big Brother’, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë, por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë futur përsëri në frigorifer…#LutuniPërNitën.”