Habib Rexha, autori i akuzuar i vrasjes së 48 vjeçarit Arian Gosa në një lokal në Kavajë, është vetëdorëzuar ditën e sotme në komisariatin e policisë së Kavajës.
Para se t’u dorëzohej autoriteteve, 31-vjeçari realizoi një video në të cilën shfaqej pranë babait të tij, teksa njoftoi se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.
“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.
Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua, duke marrë përsipër krimin që ka kryer.