Eliona Pitarka ka krijuar në llogarinë e saj të “Instagram” një komunitet të vogël, ku ndan sfidat e prindërimit, por edhe përjetimet personale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fragmente nga një libër që po lexon, ku flitet për ndikimin e të qarës së tejzgjatur të fëmijës në zhvillimin e tij psiko-emocional. Shpeshherë dëgjojmë nga gjyshet dhe mamatë shprehjen “Lerë të qajë se pushon vetë”, pa e ditur që ky veprim, si dhe ndërhyrje të tjera, mund t’i shkaktojnë stres. Kjo është arsyeja pse Eliona kërkon që mamatë e reja ose jo të heqin dorë së besuari këto mite dhe për çdo gjë t’i referohen burimeve serioze shkencore.