Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën

22:22 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka kritikuar Hungarinë për bllokimin e ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të bllokut evropian që u mbajt të martën në Bruksel.

Pritorius tha se ai ishte “i zhgënjyer apo i irrituar nga sjellja e miqve tanë hungarezë” për shkak të bllokimit të ndihmës.

Kjo lëvizje vjen pasi Ukraina përfshiu bankën më të madhe hungareze, OTP, në listën e mbështetësve të pushtimit të Rusisë, duke shkaktuar zemërim në Budapest. Një zëdhënës i Qeverisë hungareze tha të hënën se Hungaria do të refuzonte miratimin e çdo ndihme të re ushtarake deri kur banka OTP të hiqet nga lista.

Budapesti në veçanti po bllokon rritjen e Fondit Evropian të Paqes, një fond ndërqeveritar që rimburson shtetet e BE-së që ofrojnë ndihmë ushtarake për partnerët e bllokut.

Agjencia kombëtare ukrainase për Parandalimin e Korrupsionit në fillim të majit e vendosi bankën OTP në listën e sponsorëve të luftës, duke argumentuar se prania e kësaj banke në Rusi, edhe pas nisjes së pushtimit, qartësisht ishte mbështetje për këtë luftë që Moska nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se shpreson që “çdo pengesë të tejkalohet” në mënyrë që të miratohet ndihma për Ukrainën. Ai tha se shumica e shteteve anëtare të bllokut janë për rritjen e fondit me 3.5 miliardë euro shtesë.

Gjermania hungarise kritika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.