Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qëlloi me armë zjarri nga makina, 34-vjeçari arrestohet në Elbasan. Në hetim dhe shoku i tij

09:31 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hektor Dyrmishi është arrestuar nga policia në Berat, pasi qëlloi me armë zjarri në Lapardha. Në hetim është vënë edhe shoku i tij. “Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, në një rrugë të fshatit Lapardha, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga 34-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër, nga automjeti”.

Njoftimi i plotë

Finalizohet në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, operacioni policor i koduar “Mesnata”, për kapjen e një shtetasi me precedent kriminal dhe të pajisur me armë zjarri. Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, në një rrugë të fshatit Lapardha, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga 34-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohet penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër, nga automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së informacionit se rreth orës 20:30, në një rrugë të fshatit Lapardha, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të mbështetura nga inteligjenca informative, si dhe falë koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, u kap në Elbasan dhe u vu në pranga shtetasi H. D., 34 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 20:30, ky shtetas ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.