Këtë mërkurë, Këshilli i Ministrave ka marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me çështjen e pronave. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se prona që është e lirë do t’u kthehet ish-pronarëve, kurse për atë që është e zënë do të ketë dëmshpërblim.
“Kemi kaluar dy vendime të rëndësishme që i hapin rrugë zgjidhjes përfundimtare procesit të kompensimit të pronave në Republikën e Shqipërisë. Në kuvend miratuam disa ndryshime të ligjit për trajtimin e pronës. Me këto dy vendime sot, kompletojmë paketën ligjore dhe procesi i njohjes së të drejtës së pronës dhe i shpërblimi financiar për ata do kompensohet nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Çdo ish-pronar që ka një kërkesë në agjencinë e trajtimit pronave dhe që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës dhe që prona është e lirë i i kthehet siç e ka patur në momentin ku është konfiskuar nga shteti prona e lirë kthehet pa kufizim. Ajo që është e zënë me ndërtime apo që përdoren për interes publik do të ketë shpërblim financiar sipas metodologjisë së certifikuar nga gjykata e Strasburgut dhe gjykata Jonë kushtetuese”.
