Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Çunat e Londrës” burgun do ta kryejnë në Shqipëri, Manja: Kostot do ti marrë Britania

13:33 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684926085 manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë. Manja tha se çdo kosto do të mbulohet nga Britania, madje edhe kostot për vuajtjen e dënimit në burgjet e Shqipërisë. Për ata të burgosur shqiptar që nuk do të japin pëlqimin e tyre, s’do të ketë transferim.

“Ne kemi një marrëveshje të arritur me Britaninë e Madhe për transferimin e të dënuarve. Marrëveshja ka si qëllim kryesor që këta shtetas shqiptar ta vuajnë pjesën e vuajtjes së dënimit pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. kemi të dënuar që për vite me radhë s’kanë kontakte me familjarët.

Kjo marrëveshje bën të mundur që brenda kapaciteteve që ne kemi, të vijnë ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Shpenzimet dhe kostot do të përballohen nga Britania për çdo ditë të qëndrimit dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Dua të jemi qartë, marrëveshja parashikon kohëzgjatje dy vjeçare, me opsion për tu riparë pas dy vjetësh.

Numri i shtetasve shqiptarë që do duan të vijnë, do nisemi nga kapacitete tona, nuk ka numër fiks, kjo do të jetë në varësi të vendeve që kemi në sistemin tonë. Ka marrë përsipër të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona. Çdo i dënuar jep pëlqimin para transferimit, nëse dëshiron që ta vuajë dënimin në Shqipëri. Nëse nuk jep pëlqimin nuk përfshihet në listë”, tha Manja.

te burgosur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.