Bradley Gillespie, i dënuar me dy dënime të përjetshme për vrasjen e dy personave të qëlluar me plumb në kokë, është tashmë në liri në Ohio, SHBA, pas një arratisjeje të pashpjeguar të hënën, teksa rezidentët janë nxitur të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.
Një tjetër i burgosur duket se është arratisur me të, 47-vjeçari James Lee, i burgosur për dhunë e grabitje.
Zyrtarët kanë nxitur rezidentët që qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre, ndërsa një shpërblim prej $21,000 është ofruar për dhënie informacionesh që çojnë në kapjen e tyre.