Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rroftë Sali Berisha”- Artan Fuga: Opozita pa të merrte fund, nuk i merrte dot ato vota. Por tani duhet të largohet

19:13 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuga basha berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Fuga është shprehur se opozita pa Sali Berishën nuk i merrte dot ato vota që mori në 14 maj, por sipas tij, do të përfundonte si PD zyrtare e drejtuar nga Alibeaj.

Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku “preku” disa nga problemet me të cilat u përball PD në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shtoi se ka ardhur koha për një lidership të ri të opozitës dhe sipas tij, Berisha duhet ta kuptojë këtë gjë.

“Demokracia është luftë e përditshme e qytetarit për interesat e veta. Qytetarët po të duan të mos e bëjnë betejën e tyre dhe do të shikojnë që pagat e tyre do të vijnë në rënie dhe pagat e qeveritarëve në rritje.

Le të marrin xhaketën dhe të largohen në Europë. Unë kam rreth 1 vit e gjysmë që kam thënë se çdo shpresë që këto dy pjesë të PD-së, është iluzion shpresa për t’u bashkuar. Nuk do të bashkohen. Në zgjedhje ndarja u bë më e madhe. Shpresa për t’u bashkuar është e kotë.

Kjo partia që është partia e vërtetë opozitare dhe demokratike, unë di një gjë që pa Sali Berishën nuk i merrte dot ato vota, do të përfundonte si kjo pjesa tjetër. Problemi është që aktualisht Berisha nuk besoj se ka kaluar traumën që i ndodhi me Bashën, që mbështeti një lider në mënyrë shumë të fortë dhe përdunduan ashtu siç janë tani.

Problemi që u përball PD është se Berisha u shpall “non grata”, është i konsumuar në pushtet, edhe ai bën një zgjedhje që e ka mbyllur PD-në.

Që t’i kërkosh Berishës nga brenda PD-së që duhet një i ri, unë nuk di se kush duhet t’ja kërkojë. Edhe opozita ka monopolizuar opozitën. PS vërtetë ka pushtetin, por PD ka luajtur me monopolizimin e opozitës”, u shpreh Fuga.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.