Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: SB shpik armiq për të mbuluar dështimin

13:50 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot Sali Berisha tha se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është peng i Ramës. Edhe pse nuk është hera e parë që e akuzon, është ndër herët e para që Basha i ka kthyer përgjigje Sali Berishës. “Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, i është përgjigjur Basha.

Lulzim Basha vendos gishtin në plagën e “Rithemelimit” duke shkruar se nëse ish-kryeministri Sali berisha do të kishte sulmuar Ramën aq sa sulmon ata që mendojnë kundër, nuk do të kishte pësuar humbjen e thellë të zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Sipas Bashës është Berisha që në kushtet aktuale po vendos hallet dhe interesin personal mbi atë të shqiptarëve.

Berisha iu përgjigj me buzëqeshje ironike pyetjes së gazetarëve lidhur me një garë mes tij dhe Bashës për kreun e PD. “Të pyesë Ramën. Ai bën çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni mua për agjendën e tij, agjendën e tij e shkruan Rama. Çfarë kërkoni nga unë, atij agjendën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëj asnjë interes nuk kam”, deklaroi ai jashtë sallës së Kuvendit.

Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 25, 2023

Basha Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.