Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rishfaqja e ish-kreut të PD/ Bamir Topi zbulon lëvizjet e fundit që duhet të bëjnë Berisha dhe Basha

20:06 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti i Sapozgjedhur Bamir Topi duke u pershendetur me Kryeminisrin Sali Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin “Frontline” foli për situatën politike në vend, ndërsa komentoi edhe takimin e ish-kreut të PD Lulzim Basha me të rinjtë, për të cilën tha se asgjë nuk ishte e paparashikuar.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Bamir Topi është treguar kritik ndaj opozitës, për të cilën tha se është në situatën e saj më të keqe.

Sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës, Bamir Topi tha se është e drejtë e çdo individi, por theksoi se duhet të japë shumë sqarime dhe të bëjë transparencë.

“Nuk ishte asgjë e paparashikuar. Ndonjëherë ne tentojmë të diskutojmë vetëm ecurinë dhe fatin e një partie, përjashto PS që është në pushtet dhe gëzon shëndet të plotë për shkak të të gjitha mundësive që të jep qeverisja, por edhe me një lloj raporti psikologjik që është tek njerëzit. Me sa duket interesat kanë përfunduar aq poshtë sa njerëzit diskutojnë për bukën e gojës dhe detyrohen të ndjekin pushtetin në fushata elektorale. Krahu tjetër pastaj nuk ke ku ta kapësh. Unë tentoj të shoh përtej PD, sepse ka një numër të madh të partive opozitare. Në këto zgjedhje nuk u futën në koalicion dhe kjo asnjëherë nuk u sqarua”, tha ish-presidenti, duke shtuar: “ E shoh si një të drejtë të individit që të shfaqet apo zhduket në moment që vendos të mos jetë në mjedis. Nuk duhet harruar që është deputet dhe në njëfarë mënyrë dalja e tij justifikohet. Por mendoj që i takon zotit Basha që të shprehet sepse ende ka një lloj misteri. Ndërsa me kalimin e ditëve besoj do të bëjë transparencë për mungesën e tij dhe pse është kthyer”, tha Topi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.