Pas “gjetjes së fajtorit” se votat e demokratëve janë vjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha paralajmëron hapin e radhës: protesta të qëndrueshme. “Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, por theksoi se fokusi për momentin është te mbrojtja e votës. “Sigurisht që PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD “do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
