37 anëtarë të një organizate kriminale që vepron në Ballkanin Perëndimor, u arrestuan gjatë një aksioni të EUROPOL.
Ajo drejtohej nga burgu, nga një shtetas boshnjak dhe konsiderohej si një nga organizatat më të mëdha të shpërndarjes së drogës dhe trafikut të armëve. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se po vuan dënimin me 4 vite në një nga burgjet italiane.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani.
Policitë e këtyre vendeve, sekuestruan 148 mijë Euro, 18 armë zjarri, mes tyre dy mitralozë dhe 2512 fishekë. Mediat raportojnë se janë bllokuar mbi 15 kg kokainë, 11 kg heroinë si dhe një sasi e konsiderueshme kanabis sativa.
