Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha paralajmëron Serbinë: Kemi rreth 70 mijë burra që kanë eksperiencën e luftës

18:22 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hisen Berisha nje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hisen Berisha një prej ish komandantëve të UÇK-së duke komentuar situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës, tha se urdhri i dhënë nga Aleksandër Vuçiç për gatishmëri ushtarake, është thjesht një retorikë politike e këtij të fundit.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Berisha zyrtar i PDK-së u shpreh se presidenti i Serbisë po përpiqet të përfitojë nga dhuna dhe situata e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës ku kryetarët e zgjedhur të komunave kanë nisur detyrën nën protestat e serbëve, me qëllim që të shpëtojë pozitën e tij politike në Serbi ku qytetarët me protesta masive po kërkojnë largimin e tij.

Në Kosovë ka një ushtri të mandatuar të trupave të KFOR në baze të rezolutës 1244. Vuçiç e di shumë mirë se atë urdhër për gatishmëri ushtarake e ka dhënë thjesht për konsum politik dhe për të shpëtuar pozicionin e tij në qeverinë që është luhatur. Po përballet me një gjendje të atillë sa disa e cilësojnë edhe si grusht shteti. Zërat nga Beogradi kanë konfirmuar se edhe ato masakra janë bërë me qëllim që më pas të kërkohet çarmatosja e gjithë popullsisë sepse kishte informacione se njësitë Ëanger kanë plan të organizojnë grusht shteti në Beograd Ai është trashgëimitar i Milloshevicict, e ka pasur shpëtimin me protestat në Kosovë”- tha ai.

Duke hedhur poshtë mundësinë që të kishte një përplasje ushtarake mes dy vendeve, Berisha tha se nëse diçka e tillë ndodhte do të niste së pari në Serbi, në zonat ku banojnë shqiptarë.

“Ata nuk duhet ta harrojnë se ne në Kosovë kemi rreth 70 mijë burra që kanë eksperiencën e luftës dhe nuk do ketë mundësi më që krizat të ndodhin brenda territorit të Kosovës por brenda Serbisë ku ka shqiptarë. Këto janë territore ku vërtetë do ta përjetojë luftën Serbia nëse do ta mendojë diçka të tillë”- shtoi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.