Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Personat që adhurojnë VIP-at janë më pak inteligjentë, thonë shkencëtarët

21:54 / May 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paris Hilton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Celebritetet e ekranit dihet që kanë miliona ndjekës prej famës, por një studim i fundit shkencor ka zhgënjyer shumë prej tyre, duke thënë se ata që kalojnë shumë kohë duke studiuar jetën e të famshmëve në media, shënojnë më pak pikë në testet konjitive të inteligjencës.

Raporti i revistës shkencore BMC Psychology shpjegonte se adhuruesit e të famshmëve kishin kapacitete më të ulëta intelektuale, edhe pse nuk ishte e qartë nëse kjo vinte nga sjellja e tyre në lidhje me personat e famshëm.

Studiuesit panë në sondazhin e tyre (online) 1,763 të rritur hungarezë në disa tipe testesh inteligjence, për të llogaritur dy aspekte të njohjes konjitive.

Një prej këtyre testeve kërkonte të llogariste “inteligjencën e kristalizuar” duke testuar fjalorin e tyre, ndërsa testimet dixhitale të simboleve u përdorën për të llogaritur atë që studiuesit quanin “inteligjenca fluide”.

Pjesëmarrësit plotësuan gjithashtu pyetësorin e Masës së Mendësisë së Celebriteteve, ku llogaritej fiksimi i tyre për të famshmit e ekranit dhe medias.

Njerëz që kishin tendencë të diskutonin me miqtë e tyre të njëjtat gjëra përfshiheshin në kategorinë e “e tifozëve social-zbavitës”. Niveli tjetër ishte ai “personal intensiv” dhe përfshinte fiksim të vazhdueshëm me celebritetet në fjalë.

Niveli më i rëndë i këtij fenomeni ishte ai që studiuesit quanin “thuajse patologjik” që ishin ata që do e konsideronin veten me fat nëse takonin VIP-in e tyre të preferuar dhe që nëse ai do t’i kërkonte të bënn diçka ilegale ata nuk do të hezitonin.

Studiuesit më pas tentonin të krahasonin nivelin e pasurisë së tyre materiale me vetëvlerësimin që kishin ndaj vetes. Ata zbuluan se sa më i lartë ishte niveli i fiksimit me celebritetet aq më e reduktuar ishte si inteligjenca fluide dhe ajo e kristalizuar. Studiuesit konfirmonin se kjo ishte e vërtetë edhe nëse merreshin në konsideratë faktorët demografikë.

Modelet lineare të regresit nuk arrinin të tregonin se kjo rënie e inteligjencës dhe aftësive konjitive ishte direkt e lidhur me aftësitë konjitive. Por autorët spekulonin se natyra e kësaj lidhjeje ishte reale dhe se fiksimi me celebritetet e botës së spektaklit gjymtonte aftësitë e ruajtjes së fokusit.

Ata sinjalizonin se njerëzit inteligjentë nuk kishin tendencë të adhuronin celebritete pasi i dallonin që ata ishin modele e strategji marketingu.

Rrjedhimisht u konkludua se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar lidhjen mes celebriteteve dhe humbjes së inteligjencës së njerëzve  por ky adhurim ishte gjithsesi një faktor kontribues për reduktimin e aftësive personale konjitive pavarësisht faktorëve demografikë (arsimi, pasuria e mosha) edhe pse faktorë të tjerë mund të kenë dhe ato influencën e tyre, thonë studiuesit.

inteligjente personat VIP-at
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 9 mënyra të thjeshta për të shmangur dehidratimin gjatë fluturimeve me avion!

22:20 / July 6, 2026

MIE synon zhvillimin e sistemeve inteligjente në transportin hekurudhor

10:35 / April 18, 2026

Sala: Ligj i ri për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, angazhim për barazi reale

09:45 / March 18, 2026

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.