Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti: Jam i përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit

20:50 / May 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iooo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre për të nisur punën, pasi një ditë më parë kishin bërë betimin.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt organeve të rendit.

Disa makina u dogjën dhe të paktën pesë policë u lënduan. Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it dënuan ashpër vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje që të shtensionojë situatën. Kosova ia ka vënë fajin Serbisë dhe “strukturave ilegale dhe bandave kriminale” për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

SHBA-ja tha se veprimet në veri, jo vetëm që do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe, por edhe minojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të dialogut, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./ Rel

kurti marrëveshjes normalizimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.