Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rrahëm rusin në Moskë se ofendoi Enverin”, rrëfimet e ish-azotikasve: Në uzinë u lidhën në martesë 70 çifte

22:04 / May 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16E1B543 2AED 4F66 9DBD F05428EF14D1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Josif Pelari dhe Demir Korita, kanë histori pafund për t`u treguar nipërve dhe mbesave. Janë ish-Azotikas, dy nga 1500 specialistët e dikurshëm të uzinës kimike në Fier. Identifikohen edhe sot si grupim i veçantë me traditat dhe historinë e tyre. Takimet e përvitshme nuk janë për nostalgji por vlerësim i kolegëve dhe kontributit të secilit azotikas në shoqëri. Përtej punës, ata kishin ekipet e tyre sportive, artistë dhe këngëtarë. Uzina e lëndëve dhe plehërave kimike konsiderohej vepër e rëndësisë së vecantë ndaj punësimi aty kalonte në filtra të shumtë. Ndërtuar në vitin 1965 Azotiku prodhonte plehra dhe lëndë kimike. Vepra ishte ndër të parat në vend për kapacitetin dhe cilësinë e plehut kimik duke shënuar rritje të ndjeshme në rendimentin bujqësor në vend.

Uzina shtrihej në disa dhjetëra ha tokë dhe i ngjante një qyteze. Megjithë rrezikshmërinë e lartë që kishte kjo industri, nuk pati incidente me pasoja dhe për këte u desh të sakrifikonin jeten disa azotikas.

Uzina e produkteve të azotuara “Gogo Nushi” ishte më e madhja në Ballkan dhe produktet e saj me cilësoret e kohës. Shkatërrimi pati kosto të lartë për bujqësinë pasi bujqit tani i blejnë plehërat kimike me çmime të larta por jo me cilesinë qe kishin produktet e azotikut. Vitet e fundit po flitet për riaktivizimin e kësaj zone industriale në periferi të Fierit nëpërmjet investimeve të huaja por ende nuk ka asgjë konkrete.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.