Këngëtarja Soni Malaj është ngjitur sot në skenën e “S’e Luan Topi”, duke lumturuar fansat me zërin e saj.
Krahas këngës, të cilën e konsideron dashurinë e saj të parë, artistja shqiptare ka rrëfyer detaje mbi karrierën dhe jetën personale, mes të cilave edhe për raportin me këngëtarin e mirënjohur, Flori Mumajesi.
E pyetur se si e komenton këngëtarja postimin e Florit, që krahasonte puthjen mes tyre dhe çiftit Kiara-Luiz, Soni përgjigjet se: “Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbizz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën ka një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëhere.”
