Kongresmeni republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj DASh në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Nunn ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.
“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve, të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nunn në Twitter.
Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
