Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veriu i Kosovës, normalizohet situata. Forcat policore qëndrojnë në zonë

11:59 / May 28, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veriu i Kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës njoftoi se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata këtë të diel është e qetë. Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.

Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave janë përdorur më herët nga strukturat paralele serbe. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve.

Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri. Disa automjete policore u dogjën, ndërkaq pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve.Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre që kryetarët e rinj të veriut të hynin në zyrat e tyre.Por, faktori ndërkombëtar e cilësoi vajtjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Veriu i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.