Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Financial Times në Bajram Curri: Burrat po ikin nga Shqipëria, gratë fitojnë liri të reja

13:59 / May 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 127
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja britanike e Financial Times, Camilla Bell Davies ka kryer një reportazh nga qyteti i Bajram Currit. Edhe pse turizimi ka sjell një hov të ri, kostot e jetesës dhe papunësia janë të larta dhe shumica prej tyre ikin prej mërzisë dhe një sensi dëshpërimi, vijon shkrimi i saj, por largimi i burrave ka hapur mundësi të reja për gratë.

Camilla në reportazhin e saj jep historinë e grave sipërmarrëse. Sipas saj, shumë prej tyre, sigurojnë bukën me aftësitë që kanë për të pastruar, thurur apo bërë punë shtëpiake ose të mbajnë një dyqan.

Një personazh i reportazhit i tha gazetares se ndërsa gratë bëhen zonja shtëpie, burrat qëndrojnë në lokale duke pirë raki, shpeshherë duke u ndjerë të pafuqishëm. Femrat përveç se zonja shtëpie, po mësojnë aftësi të reja nga liria e fituar. Gerta një prej personazheve të reportazhit ka hapur dyqanin e saj dhe drejton një uebsite. Ajo ka mësuar aftësi teknologjike dhe do të shkojë në universitet vitin e ardhshëm.

Për çdo histori suksesi, ka edhe një dramatike nga pas. Shumë nëna duhet të punojnë që të shlyejnë borxhet e fëmijëve të tyre të ikur me varka. Camilla sjell edhe dy fakte interesante. Në vitin 2021, 71 për qind e të regjistruarve në universitete në Shqipëri ishin gra, nga 58 për qind një dekadë më parë. Ndërkohë pjesëmarrja e meshkujve në fuqinë punëtore ka rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë 30 viteve të fundit.

Bajram Curri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.