Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I biri pësoi aksident në moshën 8-vjeçare, babai: Theu klavikulën, ishte si në koma

17:26 / May 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ana,Gazmendi dhe Fausto kanë ardhur nga Italia për t’i dhënë një mesazh më të voglit të familjes së tyre. ata nuk e dinë se në anën tjetër të ekranit të “Ka Një Mesazh Për  Ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ndodhen dy artistët e njohur, Alban Kondi dhe Fabian Basha që po dëgjojnë historinë e Valterit.

Familja ndodhet prej 30 vjetësh në Itali ku pas emigrimit në vitin 1991, 8 vjet më vonë vjen në jetë djali i dytë, Valteri. Në moshë fare të vogël, familjarët pikasën talentet e tij artistike dhe vendosën që t’ia kultivonin, kur në një moment gjithçka u ndërpre në mes.

Gazmend: Në moshën 3-vjeçare, kur ishte në kopsht, organizimet siç bëjnë edhe këtu nëpër shkolla besoj, e vunë që edhe këndoi. Pas njëfarë kohe, ne e shikonim, i pëlqente edhe kërcimi. E çojmë në shkollën e kërcimit. Në moshën 8-vjeçare, pëson një aksident. Një makinë e godet.

Ardit Gjebrea: Valterin?

Gazmend: Valterin. Ato dy ditë, ka qenë si të thuash në koma. Falë ndërhyrjes së doktorëve të spitalit “Santo Buono” në Napoli, djalin na e kthyen siç ishte, por kishte kthyer klavikulën dhe për gati 3 muaj ka mbajtur protezë. Kur arrin në moshën 12 vjeç, na thotë doktori ky nuk mund të vazhdojë më kërcimin sepse rritja po i krijon skoliozën. Këtu iu ndërpre një ëndërr.

Ana shton se Valteri, pavarësisht përjetimit të tmerrshëm vendosi të merrej me muzikë dhe ndiqte fshehurazi leksionet me një profesor shumë të njohur. Kur ajo e mësoi, sërish familja e mbështeti dhe ai nisi të korrte suksese të vogla të rinisë derisa mori pjesë në audicionet e “The Voice Albania” ku doli me sukses. Ana tregon se në këtë pikë ajo i ishte përkushtuar tërësisht djalit duke lënë punën e gjithçka që ta shoqëronte teksa ndiqte ëndrrat e tij./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.