Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arratisja e bujshme nga burgu në Greqi, Kushtetuesja “rrëzon” Ilir Kupën e “bandës së babagjyshave”

20:11 / May 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 kr ilir kupa kushtetuese frame 1840 1280x720 1685295127
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Ilir Kupës për të shfuqizuar dënimin me 25 burg dhënë nga drejtësia shqiptare për arratisjen e dhunshme nga burgu i Trikallës në Greqi në vitin 2013.

Kupa u gjykua në Shqipëri për këtë çështje, bazuar në dosjen hetimore të ardhur nga pala greke. Kjo për shkak se pas arratisë së bujshme, ai u prangos në tokën amë si pjesë e “bandës së babagjyshave”. Në Gjykatën Kushtetuese, Kupa pretendonte se vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda e më pas nga Gjykata e Lartë, ishin anti-kushtetues.

Sipas tij, në Gjykatën e Lartë i ishte mohuar e drejta për t’u dëgjuar dhe se gjykatat në të tre shkallët e kishin dënuar në mungesë të provave.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja i vlerësonte të pabaza pretendimet e Kupës dhe vendoste të mos e kalonte për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e tij. Ilir Kupa u dënua me 25 vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në maj të vitit 2016, dënim që u zbut në 16 vjet e 8 muaj në Apel. Vendimi i Apelit u prish nga Gjykata e Lartë në nëntor 2022 dhe në fuqi u la dënimin me 25 vite.

Për dosjen greke, Ilir Kupa u fajësua për 6 vepra penale, mes të cilave “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me dashje ndaj funksionarit publik”, mbetur në tentativë, në dëm të dy gardianëve të burgut grek.

Nga burgu i Trikallës, Kupa u arratis me 10 shqiptarë të tjerë të dënuar, mes të cilëve Admir Muratajn e Klement Cala, të përfshirë në vitin 2019 në grabitjen e miliona eurove në Rinas, ku Murataj mbeti i vrarë. Ndërsa në çështjen penale, ku ishte pjesë e “bandës së babagjyshave”, të akuzuar për 13 episode grabitjes me armë, Kupa mori një dënim me 35 vite burg.

Greqi ilir kupa kushtetuesja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.