Tensionet në veriun e Kosovës, vijojnë të mbeten të larta. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën pranë objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë. “Detyra e KFOR është të ndalojë aktet e njëanshme të Prishtinës dhe jo të pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat komunale”. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic reagoi me këto fjalë, ndaj zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç lëshoi më herët një paralajmërim të zymtë. Sipas tij, diçka që nuk është parë pritet të ndodhë në Kosovë, ku siç tha, situata është me e vështira deri më tani. “Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ëndërron të jetë Zelensky”, tha Vuçiç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.