Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Tabaku: Sektori i hidrokarbureve, i papërfshirë në procesin e fiskalizimit

13:21 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 128
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehu sot shqetësimin për mospërfshirjen e sektorit të hidrokarbureve në procesin e fiskalizimit. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave diskutoi sot mbi raportin e Autoritetit të Konkurrencës, prezantuar nga Denar Biba.

Tabaku ngriti një numër çështjesh në lidhje me konkurrencën në treg dhe punën e Autoritetit të Konkurrencës. Tabaku ngriti shqetësimin se ndryshe nga sa pretendon qeveria se fiskalizimi ka përfshirë edhe sektorin e hidrokarbureve, e vërteta sipas Gjykatës Kushtetuese është se ky sektor nuk është i fiskalizuar.

“Kam kërkuar tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë një raport për marzhin e fitimit të kompanive të karburanteve dhe nuk më ka ardhur ndërkohë që Ministrja Ibrahimaj është shprehur se fiskalizimi si proces është i implementuar plotësisht tek sektori hidrokarbureve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë, i kërkon MFE që të implementojë fiskalizimin. Tani si mund ta kuptojmë ne këtë?”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka mbrojtur interesin publik në lidhje me dy projekte që janë debatuar në publik. “Debati mbi Portin e Durrësit që sipas letrave dhe shkëmbimeve publike me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, kanë qenë në shkelje të konkurrencës nuk mori asnjë reagim nga Autoriteti i Konkurrencës. Së dyti, aeroporti i Vlorës që gjithashtu është shënjuar në progresraportin e BE-së si një kontratë në shkelje të konkurrencës”, shtoi ajo.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.