Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri serb i Mbrojtjes: Po përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake

13:39 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture723
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se deri në orën 14:00 të së hënës, do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiç për rritjen e gatishmërisë luftarake.

Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u mblodhën sërish më 29 maj për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Të premten e kaluar, protestuesit serbë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila i ndihmoi kryetarët për t’u vendosur në objektet komunale.

Në përgjigje, Vuçiç dha urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

“Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe”.

Sipas Vuçeviçit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, të hënën ka biseduar në telefon me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia.

Gjatë bisedës, siç tha Vuçeviç, Ristuccia tha se KFOR-i do të ofrojë siguri dhe paqe dhe nuk do të lejojë një konflikt midis Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të komunitetit serb.

Ministri serb i Mbrojtjes tha se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe kryetarët e rinj të komunave, të cilët ai i quajti “uzurpatorë të demokracisë”.

Shtimin e pranisë së trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cilësoi si reagim të vonuar të këtij misioni.

“Ata duhet të shkonin atje të premten, e jo sot. Mandati i tyre është që të mbrojnë paqen, stabilitetin dhe njerëzit. Ata sot nuk po mbrojnë njerëzit dhe institucionet. Ata po mbrojnë uzurpatorët”, tha Bërnabiç.

Policia e Kosovës më 26 maj asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit për të hyrë në ndërtesat komunale. Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, që u përleshën me forcat policore.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar veprimet e Kosovës dhe ka kërkuar që ta shtensionojë situatën në veri. Ndërkombëtarët po ashtu kanë kërkuar që kryetarët e rinj të shmangin hyrjen me forcë në ndërtesat komunale./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.