Ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me të rinjtë. Kësaj herë Basha është ndalur në Durrës, ndërsa pati edhe një mesazh për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Basha tha ata që thurin planë për asgjësimin e PD-së ta harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë. Ai u shpreh se PD do të kthehet në një shpresë për Shqipërinë.
“Shërimi është ju jo të flisni, pro me zë të lartë, aq sa të jetë e pamundur për këdo që të mos iu dëgjojë, Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht time, por të PD-së, opozitës. Platforme që duan apo s’duan disa do të shkojë para. PD do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ta harrojnë ata që thurin planë se do ta zhdukin PD, e kundërta do ndodhë. Ne nuk jemi dhe s’kemi lindur për veten tonë, por për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën po e gjejmë bashkë me ju, veçanërisht falë rinisë”, tha Basha.
I pyetur nëse ka një plan për bashkimin e Partisë Demokratike, Basha tha se nuk ka ngjitje mekanike, por se PD duhet të bashkohet rreth vlerave. Për të ardhur bashkimi, Basha tha se njëherë duhet kuptuar situata në të cilën ndodhet PD-sa, duke thënë se Berisha e mori peng për interesat personale.
“Të shohim se si mund të bashkohemi, duhet të kuptojmë pse u nda. UU ndamë për plaçkë, për interesa personale? U ndamë për bindje, vlera, bindja ime ka qenë dhe mbetet që PD duhet ti rrijë lerave që ka shpallur. Aleanca me perëndimin është e patjetërsueshme, pjesë e aleancës me perëndimin është lufta kundër korrupsionit. Kemi pranuar një standard, kur një nga faktorët më të rëndësishëm të perëndimit, mbajnë një qëndrim ndaj një individë në politikë e mbajmë edhe ne. Na erdhi një moment i papëlqyeshëm kur diçka e tillë ndodhi ndaj liderit tonë. Nuk u nguta ynë t’i thoja ky është standardi.. I kërkova siç i kam kërkuar prej 9 vitesh, me respekt, që të reflektonte për të mirën e familjes së rij politike. Para besim se do ta bënte, kur në fund kjo nuk u bë, mora një vendim për interesin e demokratëve, jo interesin tim. Ka qenë një vendim i vështirë, por siç e provoi edhe 14 maji, ishte i drejtë. Mendoni nëse do ishte tërhequr, do e kishte lënë PD-në të lirë. Sot do kishim kryetarin e bashkisë në Durrës, do kishim një rezultat tjetër nga ai i 14 majit, do kishim një shpresë të madhe nga rezultati që do vinte anë e mbanë Shqipërisë, por nuk e kemi se dikush vuri interesat e tij para. Për problemin e tij personal, ai vendosi të na çojë në këtë rrugë ku jemi. Si mund të ngjitet. S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. Edhe sikur të kishte ngjitje mekanike kjo nuk na bën fitues, duhet të bashkohemi rreth vlerave, kushdo që e kupton të vërtetën, një instrument për të ndryshuar Shqipërinë, do bëhet me ne. Ne duhet ë tejmi të bindur që çfarë është mirë për Shqipërinë, është edhe për PD”, tha Basha.
