Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji: Për herë të parë Ramën nuk e uroi askush për fitoren. Do të thotë që nuk ka pasur zgjedhje

19:58 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Salianji u shpreh se për herë të parë kryeministrin Edi Rama nuk e uroi asnjë personalitet nga faktori ndërkombëtar për fitoren në zgjedhjet vendore.

Sipas deputetit demokrat, kjo tregon se në 14 maj nuk kishte zgjedhje.

“Padiskutim që rezultati i 14 majit është jashtë pritshmërive. Nuk kishte njeri që ja rrokte imagjinata që do të ishte kështu. Prandaj po flasim për rindërtimin e opozitës. Jemi në këto kushte, unë nuk bëj pjesë tek ata që janë qaramanë. Nëse merremi pas çdo zgjedhjeje me qaramanllëqe, do të mbetemi në vend. Nëse kryeministri vendos, se e pashë edhe sot, që të godasë grupin tuaj mediatik, do ta bëjë për shkak se e sheh si kundërshtar. Ka reagim nga faktori ndërkombëtar, por mesa e ndjek unë politikën, ka edhe një element tjetër, për herë të parë shoh që nuk ka një urim për kryeministrin që fitoi zgjedhjet. Do të thotë se praktikisht nuk ka pasur zgjedhje, kanë qenë votime me përpjekje dhe dhunë të fortë shtetërore. Afera “McGonigal” nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve, sepse nuk ka pasur zgjedhje. Kur zgjedhjet grabiten, nuk ka ofertë politike, ka vetëm tallava, ndonjë batutë aty-këtu. Politika është një përballje ofertash elektorale. Unë mendoj se ajo është një ndër çështjet më të rënda ku është përfshirë një kryeministër. Nuk ka pasur asnjë hetim të nisur nga institucionet e drejtësisë shqiptare për një çështje që qëndroi në qendër të vëmendjes së mediave botërore për rreth 2 muaj”, u shpreh ai në “Panorama TV”.

PD Rama salinaji zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.