Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me plazhin e Durrësit, një nga zonat më popullore për sezonin veror.
Kreu i qeverisë, thekson se qyteti bregdetar është në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi i Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.