Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me jetën e Georgina Rodriguez para se ajo të bëhej e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon.
Sipas revistës “Look”, para se të takonte Ronaldon, Georgina kishte disa lidhje, edhe me njerëz të njohur si Miguel Angel Silvestre, Alberto Santana, ish-ylli i spektaklit televiziv “Gratë dhe burrat” dhe Javi, ish-konkurrent i reality show “Ishulli i tundimeve”.
Po kështu ka qenë e lidhur edhe me dikë që e ka ndihmuar financiarisht. Revista nuk ia thotë emrin, por sipas burimeve ata kishin një lidhje serioze.
Ish i dashuri i jepte Georginës 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale, të cilat i mbante në dollapin e punës. Gjithashtu, kur babai i Georginas u nda nga jeta në vitin 2019, i pagoi asaj dhe motrës Ivana biletat për të shkuar në funeralin e mbajtur në Argjentinë.