Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albin Kurti nga CCN iu përgjigjet kritikëve: Nuk ia dorëzoj Kosovën milicive fashiste

22:10 / May 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur lidhur me ngjarjet në veri të vendit ka thënë se po punon me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA dhe BE.

Në një intervistë për CNN International, Kurti ka thënë se Republikën e Kosovës nuk do t’ua dorëzojë “milicive fashiste”, duke iu referuar turmave të serbëve që po protestojnë dhunshëm tani e dy ditë në tri komunat e veriut të vendit.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh proçesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Kurti, ka folur për vendosjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në objektet e komunave të veriut, të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Ai ka thënë se numri i pjesëtarëve të policisë duhet të rritet përderisa jashtë objekteve të komunave ka shumë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele të Serbisë.

“Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjerë e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të kem vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, ka thënë Kurti.

Tutje ai gjatë intervistës tha se në veri në mesin e protestuesve ka pasur ultranacionalistë që paguhen nga Serbia “të cilët e admirojnë Putinin”.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “ka dhjetëra xhirime e foto, që tregojnë se milicë serbë janë në vijën e parë të frontit të atyre që po protestojnë”.

Sa i përket Asociacionit, Kurti ka thënë se “nuk i neglizhon dhe nuk i mohon dokumentet e kaluar”. Por, ai thotë se është arritur një Marrëveshje bazë në shkurt dhe duhet sekuencuar zbatimi i saj.

Albin Kurti CNN interviste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.