Situata e tensionuar në Veri të Kosovës është bërë temë bisede në Bratislavë të Sllovakisë ku po mbahet aktualisht forumi me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”. Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij, se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero.
Rama shtoi më tej duke e krahasuar gatishmërinë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, me një skenar që mund të parashikonte ushtrinë e Meksikës në kufijtë e SHBA-së. “Çfarë mund të bëjë? Asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”,-tha më tej Rama.
I pranishëm në panel ishte dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, i cili tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mund të ishte një zgjidhje për situatën.
