Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha gjen tjetër shkak për humbjen e thellë të PD-së: 547 mijë zgjedhës shëtitës më 14 Maj

13:15 / May 31, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha deklarate 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha “zbuloi” këtë të mërkurë një tjetër shkak se pse PD-ja mori një rezultat të dobët më 14 Maj në zgjedhjet lokale, dhe sipas tij ishte edhe fenomeni i zgjedhësve shëtitës. Për të në këto zgjedhje lokale mendohet të ketë pasur mbi 547 mijë zgjedhës shëtitës që ndikuan në rezultatin përfundimtar. Berisha shtoi se të gjitha provat për këtë çështje PD do t’i dorëzojë në SPAK.

“Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte.

Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Një drejtor i Bashkisë së Tiranës, kishte regjistruar në katër apartamente false, rreth 20 qytetarë, të cilët nuk kishin banuar kurrë në apartamentet e tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn.

Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga PD. Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë. Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre”, tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.