Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

10:30 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy vjetësh kontroll të republikanëve të Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, është radha e demokratëve që të menaxhojnë këtë të fundit. Në muajin nëntor u mbajtën zgjedhjet për Kongresin, ku demokratët siguruan 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve nga 435 vende.

Republikanët morën dy vende më shumë në Senat dhe aktualisht gëzojnë një shumicë prej 53 vendesh në raport me demokratët që kanë 47. Ligjvënësja Nancy Pelosi pritet të votohet si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, post të cilin ajo e ka mbajtur nga viti 2007 deri në 2011. Kongresi i ri është është më i larmishmi për nga përbërja në historinë e vendit.

Ai përfshin ligjvënësen Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorkut, gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në historinë e Kongresit. Po kështu Rashida Tlaib e Miçiganit dhe Ilhan Omar e Minesotës, janë dy gratë e para të besimit mysliman të zgjedhura për një vend në Kongres.

Në total, gratë mbajnë 102 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 25 vende në Senat. Kongresi i ri përballet me sfidën e menjëhershme të trajtimit të çështjes së mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Deri tani ka pak gjasa që udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata republikanë të Senatit, të bien dakord për një plan shpenzimesh që do të rihapte një të katërtën e shërbimeve qeveritare që aktualisht janë të mbyllura.

demokrate kongres kontroll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK

09:53 / September 22, 2026

“Berisha gënjeu demokratët” – Bejko: Nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

11:12 / September 10, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.