Jeta private e Bes Kallakut, martesa me Xhensilën dhe jeta luksoze gjithmonë tërheqin vëmendjen dhe komentohen gjatë në mediat rozë. Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku i pyetur nga dy moderatoret për pasurinë e tij, Besi ka thënë se për të ka rëndësi të kesh zemrën plot se sa xhepin.
“Pasuria është relative, e rëndësishme në jetë është të kesh zemrën plot më shumë se sa xhepin plot, sepse njoh që e kanë xhepin plot por zemrën bosh dhe nuk është e bukur. Tani që në jetë ka ardhur Ajka unë kam xhepin plot, zemrën plot, shpirtin plot, shtëpinë plot dhe jam i mbushur nga të gjitha këndet e mundshme.”, ka përfunduar aktori.