Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Yuri Kim takim me anëtarët e KLGJ: Koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra, zgjidhni gjyqtarë me integritet

18:58 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Yuri Kim klgj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky takim u zhvillua për t’i falenderuar ata për bashkëpunimin dhe për t’i nxitur ata më tej në punën e tyre.

Gjithashtu thuhet se Kim pohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Postimi i Ambasadës amerikane

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë. Ajo pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Ajo i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta.

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.

Amerikës Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.