Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja me Britaninë për kthimin e të burgosurve shqiptarë/ Manja: Gjykatat shqiptare do të bëjnë konvertimin e dënimit

23:07 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, shprehet se në Britaninë e Madhe janë 1336 shtetas shqiptar që ndodhen në qelitë e paraburgimit në pritje të vendimit. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ministri Manja ka dhënë dhe më shumë detaje sa i përket marrëveshjes së arritur me Britaninë e Madhe për kthimin e të dënuarve në burgjet e Shqipërisë. Manja ka thënë se do të jenë gjykatat shqiptare që do të përcaktojnë pjesën e mbetur të dënimit të këtyre shtetasve.

Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh me të burgosurit në Britaninë e Madhe. Sa shqiptarë ka të burgosur në Britaninë e Madhe?

Ulsi Manja: 1336 shtetas shqiptarë që janë të paraburgosur në pritje të dënimit. Nuk ka vetëm shqitarë në burgjet e Britaninë së Madhe. Në raport me shtetasit e huaj që janë të paraburgosur në Britaninë e Madhe, shqiptarët kanë një numër të konsiderueshëm. Dinamika e veprave penale që janë të dënuar ose në hetim e sipër kanë të bëjnë në drogë, narko-trafiku. Ky është kryesisht natyra e veprave. Ka edhe krime kundër personit, kjo është kryesisht.

Blendi Fevziu: Çfarë marrëveshje keni arritur me Britaninë e Madhe?

Ulsi Manja: Marrëveshja që kemi arritur me Britaninë e Madhe merr në konsideratë vetëm shtetasit shqiptarë të dënuar me vendim të formës së prerë në Britaninë e Madhe. Marrëveshje teknike që pason marrëveshjen e vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që ka të bëjë me transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Marrëveshja e 2021-shit nuk kishte një aneks teknik se si do të zbatohej. Janë parashikuar kushtet ligjore të transferimit, por nuk kishte një marrëveshje.

Blendi Fevziu: Pra, e thënë ndryshe, një shtetas shqiptar i dënuar në Britaninë e Madhe me 10 vjet për një vepër penale që në Shqipëri dënohet 5 vjet, a do e rivlerësojë?

Ulsi Manja: Sigurisht, do të jenë gjykatat shqiptare ata që do të bëjnë konvertimin e dënimit. Ky transferim nuk do të jetë administrativ. Autoritetet e drejtësisë në Shqipëri do të bëjnë konvertimin e dënimit dhe do të përcaktojnë pjesën e mbetur të dënimit që ai do të duhet të vuajë në Shqipëri.

britania marreveshja ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.