Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim për të gjithë fëmijët, kjo për festën e tyre. Përmes një postimi në Facebook ai ndau një urim për vogëlushët.
Por nuk është vetëm një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.