Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, Begaj: BE të tregoje maturi dhe durim

14:35 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidendi i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në Tiranë homologën e tij hungareze, Katalin Novak.

Pas takimit që patën në presidencë, Begaj e Novak dolën në konferencë për mediat, ku ndër të tjera Begaj u pyet edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Presidenti tha se ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt dhe për më tepër pengojnë proceset integruese të Rajonit në BE.

Ai shtoi se në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës dhe të tregohet maturi dhe durim.

“Natyrisht që ngjarje të tilla nuk janë në shërbim të askujt. Nuk i bën mirë asnjërit dhe për më tepër pengojnë proceset integruese të rajonit në Bashkimin Evropian.
Për ne misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është një histori suksesi prej 20 vitesh dhe me Presidenten ndamë të njëjtin mendim që ky mision e ka kryer detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe me paanësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Në fakt keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it dhe medias është e patolerueshme, e pajustifikueshme.
Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër.
Prandaj mendoj që, në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim, dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe te jetë busulla e orientimit të të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeje që është dakordësuar.

Kështu që mendoj se në këto momente duhet t’ju kërkohet më shumë durim, maturi dhe përkushtim për angazhimet që ata kanë marrë, në të mirë të mirëqënies së dy vendeve dhe të rajonit” tha Begaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.