Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dashnor Sula: Berisha e Meta kanë kohë të reflektojnë deri në shtator, ndryshe…

20:25 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 1200 630 dashnor sula 770x431 11661283440
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 14 maji erdhi si pasojë e mungesës së ofertës së opozitës dhe luftës brenda PD.

Ai u shpreh se për sa kohë që opozita nuk nxjerr alternativë, fytyra të reja dhe nuk riorganizohet, situata nuk mund të ndryshojë.

Sula ka shtuar se krerët e opozitës, referuar Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kanë kohë deri në shtator që të reflektojnë mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndryshe ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe PS i kanë të fituara zgjedhjet në vijim.

“Gjynahet më të mëdha në këtë Shqipëri i ka politika. Politikanët janë ata që kanë mbajtur peng e kanë kapur nga fyti këtë vend që lëngon prej kohësh dhe që çdo ditë do bëhet më keq.

Kjo qeveri blen intimidon shantazhon votuesit, por urrejtja nga pushtetit duhet të triumfonte si në 2005, si në 2013 që erdhi PS me një valë popullore, e njëjta duhet të ndodhte edhe tani.
Kjo nuk ndodhi edhe për shkak të gabimeve të opozitës.
Çmenduria kolektive i PD dhe Bashës me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjes në vendore, bëri që opozita të hyjë në një rrugë pa krye.

Si ka mundësi që këta njerëz, qoftë Berisha, Meta apo Basha, nuk arrijnë të kuptojnë çka ndodhur që qytetarët nuk i kanë votuar.

Votuesi është bërë pragmatist dhe nuk duan të shkojnë më pas tyre.
Nëse do shihnin një opozitë të fortë e të bashkuar mund të kishim një rezultat tjetër.

Sa kohë opozita është e përçarë dhe kemi luftë mes nesh, Rama do fitojë.Ne nuk kemi ofertë. Pa një ofertë të re, pa fytyra të reja, organizim të ri, situata nuk ndryshon.

Berisha, Meta e Basha, politikanë të këtij niveli, duhet të kuptojnë që nëse nuk arsyetojnë dhe marrin vendime jo vetëm për vete për të mbijetuar në politikë, por për të fituar qytetari shqiptar, kjo punë nuk bëhet. Deri në shtator maksimumi duhet të reflektojnë mbi gabimet dhe se nuk shkohet para me sherr e shamatë, le të luftojnë për numrin 2 dhe 3 dhe Rama le të garojë për 1”, tha Sula në News 24.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.