Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Saimir Tahiri del nga burgu

11:37 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak më shumë se 1 vit në burg, fillimisht tek 313 në Tiranë, më pas Fier dhe për disa muaj në Lushnje, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë këtë të premte qelinë. Gjykata e Elbasanit vendosi që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Saimirin Tahirin me 5 vite burg, kjo vetëm për akuzën e “shpërdorim të detyrës”. Me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Saimir Tahiri e nisi betejën e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Në vitin 2005, vetëm 26-vjeç, Saimir Tahiri u prezantua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, si zëdhënësi i ri i partisë, atëherë në opozitë.

Saimir Tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.