Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhet dëshmia tronditëse: Ai vraponte, autori e ndiqte nga pas me thikë

12:32 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vrasja e 33 vjecarit shqiptar ne Itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Alfons Kolës në Itali, ku dëshmitarët kanë rrëfyer të dhëna tronditëse.

Sipas mediave italiane, Alfonsi e piu kafen e tij të zakonshme në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Ai pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë.

Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momentet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i cili ishte dhe personi që njoftoi karabinierët, në orën 18:25 minuta.

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë ai shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokali.

Gjithçka ndodhi në pak çaste dhe asnjë nga të pranishmit nuk do ta kishte vënë re se sulmuesi kishte një thikë të madhe në dorë, ku goditi 33-vjeçarin të cilin më pas e la në asfalt dhe u sekuestrua nga hetuesit.

“Unë isha brenda lokalit dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën: disa klientë vrapuan në panik, duke më thënë të thërrisja për ndihmë sepse Fonsi ishte në tokë, i gjakosur – vazhdon banakieri -. Dhe kështu bëra, atëherë dola: rreth tij kishte disa persona që mundoheshin me aq sa mundeshin ta ndihmonin. Ambulancat mbërritën pas 20 minutash: telefonuam edhe dy herë të tjera për të kërkuar ndërhyrje, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, ata u përgjigjën se po vinin: Mora disa lecka nga lokali dhe u përpoqëm të ndalonim gjakderdhjen me sa mundëm. Më në fund mbërriti ndihma dhe helikopteri që e dërgoi në spital”.- u shpreh banakieri.

Ndërkohë që klientët dhe kalimtarët e klubit bënë gjithçka për të shpëtuar 33-vjeçarin, sulmuesi u zhduk. Një arratisje që zgjati pak më shumë se një orë: karabinierët gjetën shpejt identitetin e tij, e kapën dhe më pas e çuan në kazermën në Desenzano. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52-vjeç nga Shqipëria që dyshohet se jeton në Lonato del Garda: aktualisht ndodhet në paraburgim për vrasje.

Alfons Kola
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.