Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balliu pas lirimit të Tahirit: Doli nga burgu si miliarder, krahasuar me Ramën është cigare hashashi

16:40 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, sipas Klevis Balliut, ka prapavijë politike.

Ai u shpreh se ish-ministri i Brendshëm doli nga burgu si miliarder, ndërsa shtoi se pasuritë e tij duhet të ishin konfiskuar.

“Duke dalë nga burgu ai fitoi, tani i mbetet vetëm të shijojë paratë. Tahiri krahasuar me Ramën ishte një cigare hashashi. A ka drejtësia sot një logjikë që ndryshoi akuzën nga akuzat për kanabizim të vendit tek shpërdorimi i detyrës?! Sot kjo situatë, liria që iu dha Saimir Tahirit vërteton mungesën e drejtësisë. Tahiri gjatë kohës kur ka qenë deputet dhe ministër nxori një urdhër që nëse kapesh me x gram hashash beje dy-tre vite burg. Ka fëmijë që janë arrestuar për këtë dhe po bëjnë më shumë burg sesa Tahiri. Unë kërkoja konfiskimin e pasurisë së Tahirit, dhe ato para të shkonin për ndihmë ekonomike, për infrastrukturë. Kanë bërë qindra miliona euro këta me kanabis, nuk mbollën një parcelë, por një shtet. Ne duhet të jemi realist me analizën. Lirimi i Tahirit ka edhe një prapavijë politike. Kush është? Ajo që  thashë, që Tahiri di shumë për Edi Ramën. Fakte dhe prova të lidhjeve kriminale të Ramës ka pa fund. Këta arrestuan Tahirin, por nuk mund të arrestohet Tahiri  pa Ramën. Njeriu që mbolli një shtet të terë doli nga burgu dhe doli miliarder nga burgu sepse nuk ka konfiskim pasurie”, tha ndër të tjera Klevis Balliu në studion e lajmeve në “Panorama TV”.

miliarder PS Saimir Tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.