Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gratë fitojnë më shumë terren në biznes. Shefe në mbi 39 mijë ndërmarrje, zënë 47 % të të punësuarve

17:19 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fasonerise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gratë po fitojnë terren gradualisht në fushën e biznesit. Sipas të dhënave të INSTAT për  vitin 2022, 31.2 për qind e ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në Shqipëri drejtohen nga gratë, me një rritje të  lehtë me 0.1 për qind krahasuar me një vit më parë.

Pra e thëne ndryshe, 39.074 ndërmarrje kanë në krye një administratore grua. Nëse do ti kategorizojmë sipas numri të të punësuarve, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar.

E përkthyer në shifra, 34.816 ndërmarrje kanë 1-4 punonjës, 2.109 ndërmarrje kanë 5-9 punonjës, 1660 kanë 10 -49 të punësuar dhe 489 ndërmarrje kanë mbi 50 veta staf. Aktivitetet “Tregti” dhe “Shërbime të tjera” shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, respektivisht me 34,2 për qind dhe 40,2 për qind.

Megjithatë edhe në sektorë të tjerë kanë hapësire të konsiderueshme, siç është Akomodimi dhe shërbimi ushqimor ku zënë 28.4 për qind,  apo informacioni dhe komunikacioni, ku janë drejtuese apo zotërojnë  25,4  të ndërmarrjeve.  Industria, ndërtimi si dhe sektori i bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve kanë përfaqësim më të ulët.

Ndërsa më pak interes për gjininë femërore i transportit dhe magazinimit, ku regjistrohen vetëm 8.1 për qind të kompanive që kanë drejtuese një zonjë. Gratë zënë 47,0% të të punësuarve gjithsej dhe sektori me përfaqësimin më të ulët të tyre është sektori i ndërtimit me 17 për qind.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027, sot dalin afatet për çdo kapitull

10:04 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

“Do të shihni forca të shtuara të emergjencave pranë Rinasit”, Ministria e Mbrojtjes sqaron qytetarët: Sot zhvillohet simulimi i një aksidenti ajror

09:47 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.